Gjykata Penale ende nuk e ka pranuar vendimin e Ivanovit për shfuqizimin e vendimit për falje

Gjykata Penale ende nuk e ka pranuar vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për shfuqizimin e vendimit të mëhershëm të faljes së personave të politikës të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Gjykata themelore Shkupi 1, thonë se për momentin nuk mund të thonë asgjë se çfarë do të ndërmarrin, në lidhje me rastet, procedurat e të cilave u ndërprenë, për shkak të vendimit për falje. Megjithatë, kjo gjykatë thotë se për vazhdim të hetimeve të mundshme ndaj rasteve të caktuara, duhet që të përgjigjet Prokuroria e cila i ka filluar hetimet për ato raste./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































