LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale e Shkupit sot shpall vendimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Gjykata Penale e Shkupit sot shpall vendimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimin e paligjshëm she shkatërrimin e pajisjes për përgjim. Aktvendimin për këtë lëndë në gjykatë do ta dëgjoj edhe ish kreu i DSK-së dhe njëri nga të akuzuarit, Sasho Mijallkov, i cili do të sillet nga arresti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie.

Në “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov i punësuar bë DSK dhe 5 persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Përgjimi në mënyrë direkte dhe indirekte ka përfshirë afro 20 mijë qytetarë.


Gjykimi për “Shënjestra-Fortesa”, ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017. Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori