LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Gjakovë dënon me dy vjet burgim personin që kishte gjuajtur me armë zjarri

Gjykata në Gjakovë dënon me dy vjet burgim personin që kishte gjuajtur me armë zjarri

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2 vjet burgim e 1,000 euro gjobë M. G., për përdorim të armës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se i pandehuri akuzohet se “me datën 05 qershor 2018, në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit L. L., me dashje dhe me qellim kërcënimi dhe frikësimi kishte përdorur armë, në atë mënyrë qe i pandehuri më parë kishte një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, për shkak të kontestit gjyqësor, të cilin e kishte bashkëshortja e të pandehurit me ndërmarrjen ku i dëmtuari ishte përfaqësues ligjor”, ka njoftuar gjykata.

“…aty rreth orës 20:10, i pandehuri me qëllim kërcënimi apo frikësimi shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, troket në derën e hyrjes, aty del bashkëshortja e të dëmtuarit së bashku me fëmijët e tyre, i pandehuri fillon me të shara dhe duke i thënë ‘ku është L. he nenën ja q…. ‘, në ato momente i pandehuri M.N., në shenjë nervoze dhe mllefi nga brezi nxjerr revolen e tipit TT prodhim ZU, dhe nga një afërsi prej rreth 1.5-2 metra, derisa ishte në shkallën e dytë të hyrjes së shtëpisë, pikërisht përballë derës hyrëse me dashje ka shtënë një herë duke goditur mbi pjesën e epërme të derës së hyrjes, në anën e majtë të derës përballë të pandehurit”, thuhet në komunikatë.


Për shkak të këtij veprimi, gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori