Konkursi për rekrutimin e punonjësve në Gjykatën e Prishtinës ka zbuluar një defekt të madh në sistemin e drejtësisë.
Punonjësit të cilët ishin kontraktuar më parë me kontrata mbi vepër për të ruajtur Gjykatën e Prishtinës kanë precendentë penalë.
Siç mëson KALLXO.com, disa prej tyre janë të akuzuar për vjedhje,blerje të mallrave të vjedhur, apo edhe për lëndime trupore.
Ky defekt i zbuluar së fundmi ka zvarritur edhe procedurën e tanishme për rekrutimin e stafit të rregullt për sigurimin fizik.
Para katër muajsh Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur konkurs për rekrutimin e 15 punëtorëve për sigurim fizik të kësaj gjykate në Pallatin e Drejtësisë. Të drejtë në konkurrim kishin edhe 15 punonjës të cilët deri në atë kohë punonin me kontrata mbi vepër të angazhuar fillimisht nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të ruajtur sallën e gjykimeve në Kinemanë ABC.
Megjithëse kishin kaluar procedurat e përzgjedhjes dhe lista përfundimtare e 15 kandidatëve të sukseshëm u nënshkrua nga komisioni përkatës, kjo listë nuk u bë publike nga Gjykata Themelore.
Një raportim anonim në KALLXO.com ngriti dyshime se zvarritja e kësaj procedure po bëhet me qëllim manipulimi.
KALLXO.com posedon listën zyrtare të 15 personave të zgjedhur nga komisioni selektues, të nënshkruar nga përgjegjësi për zbatimin e procedurave Nehat Keka si dhe kryetari i Komisionit Besnik Berisha.
Kësaj liste i mungon vetëm nënshkrimi i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.
Nga 62 persona që kishin aplikuar, 26 ishin intervistuar nga komisioni dhe 15 prej tyre figurojnë si më të poentuarit nga komisioni në listën e siguruar nga KALLXO.com
Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka arsyetuar zgjatjen e këtij procesi dhe mospublikimin e listës, me probleme të cilat sipas saj janë shfaqur gjatë procedurës së rekrutimit.
Mirlinda Gashi, zëdhënësja e gjykatës, tha për KALLXO.com se personat që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur kanë qenë në marrëdhënie pune me kontratë mbi vepër, të angazhuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykata nuk ka dijeni për procedurën e rekrutimit të tyre.
“Këta persona janë mbajtur në punë për një kohë të gjatë të angazhuar me kontratë mbi vepër. Këta persona të angazhuar me kontratë mbi vepër sipas të gjitha gjasave të gjithë janë në lidhje me dikë që është i punësuar në SKGJK, sepse gjykata nuk është në dijeni se ishte zbatuar ndonjë procedurë e rekrutimit të tyre sipas shpalljes”, tha Gashi.
Ndërkaq sipas saj, në procedurë është vërtetuar se disa nga kandidatët kishin apo kanë të kaluar kriminale.
“Në procedurë të rekrutimit është kërkuar verifikimi i të kaluarës kriminale për të gjithë kandidatët e mundshëm për pozitën e rojës në Pallatin e Drejtësisë. Shumë vonë gjykata ka kuptuar se në mesin e këtyre personave të angazhuar si rojtarë kishte edhe të atillë që ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale, pranim i mallrave të vjedhur, vjedhje, lëndim trupor, etj”, deklaroi Gashi.
Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar që punëtorëve që kanë punuar me kontrata mbi vepër të angazhuar prej këtij institucioni nuk u ishin kërkuar dëshmi se a kanë rënë ndesh me ligjin, sepse sipas tyre këtë nuk e parasheh ligji.
“Angazhimi i punëtorëve me kontratë mbi vepër sipas legjislacionit në fuqi nuk parasheh verifikim të së kaluarës kriminale dhe për atë nuk është kërkuar një certifikatë e tillë. Rekrutimi është bërë ad hoc për shkak të nevojave urgjente të SKGJK-së”, shpjegon Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këta punëtorë që ishin angazhuar me kontratë mbi vepër, po vazhdojnë të punojnë në gjykatë, megjithëse për konkursin e lartëcekur nuk janë shpallur rezultate.
Gjykata Themelore e Prishtinës nuk është deklaruar se në çfarë baze po vazhdojnë të punojnë këta punëtorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve policorë për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

BE ndan 15 milionë euro ndihmë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Tërmet në Shqipëri

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Osmani dhe Begaj bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit