LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Prishtinës e humb kompetencën për të gjykuar padinë e ish-shefit të AKI-së

Gjykata e Prishtinës e humb kompetencën për të gjykuar padinë e ish-shefit të AKI-së

Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim përmes të cilit gjykimin e padisë së ushtruar nga ish-shefi i AKI-së, Agron Selimaj, kundër portaleve “Insajderi” dhe “Telegrafi” ia ka caktuar Gjykatës së Prizrenit, Departamentit Civil.

Deri më tani çështja po gjykohej nga Gjykata e Prishtinës, përkatësisht gjyqtari Shefki Berisha.

Por, në seancën e datës 12.01.2024 përfaqësuesi i portalit “Telegrafi”, avokati Kujtim Kërveshi, paraqiti kërkesë për përjashtimin e Gjykatës së Prishtinës, duke argumentuar se për klientin e tij është e njohur rrethana se ish-shefi i AKI-së dhe gjyqtarja e Departamentit special, Valbona Selimaj, janë bashkëshortë.


Në aktvendimin e siguaruar nga KALLXO thuhet se kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga kryetari i Gjykatës, Valon Totaj, kryetar i kolegjit, Lumni Sallauka dhe anëtari Bujar Muzaqi, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të shkresave të lëndës konstatoi se kërkesa është e bazuar.

Në arsyetimin e aktvendimit thuhet se gjykata e shkallës së parë është e penguar që të procedojë në këtë çështje juridike, për shkaqe objektive kjo pasi si palë paditëse është Agron Selimaj, i cili është bashkëshorti i gjyqtares Valbona Selimaj, gjyqtare në Gjykatën e Prishtinës, andaj mund të konsiderohet se një rrethanë e tillë mund të shkaktojë dyshime sa i përket objektivitetit të Gjykatës në vendosje.

Me qëllim që të shmanget çdo dyshim lidhur me objektivitetin e gjykatës në vendosje, kolegji i Gjykatës së Apelit konstaton se janë plotësuar kushtet e parashikuara me Ligjin për procedurë kontestimore që lënda t’i delegohet Gjykatës së Prizrenit.

Shkak për padinë e ushtruar nga ish-shefi i AKI-së ishte bërë shkrimi me titull “Hetime në AKI – dyshime për korrupsion, shantazh, përgjime të paligjshme, ushtrim ndikimi” në autorësi të Vehbi Kajtazit.

Agron Selimaj i kishte paditur në dhjetor të vitit 2018 portalet në fjalë pasi, sipas padisë, me rastin e publikimit të shkrimit të lartcekur me datë 09.02.2018 të paditurat nuk kanë dhe as që kanë provuar të marrin komentet dhe përgjigjet e mundshme të paditësit para se ta publikojnë ato që paditësi i ka quajtur pretendime shpifëse dhe fyese. Mosdhënia e mundësisë për përgjigje, sipas ish-shefit të AKI-së, pretendohet t’i ketë shkaktuar dëm të madh reputacionit dhe nderit të tij.

Paditësi ka konsideruar se portalet në fjalë kanë pasur për qëllim denigrimin dhe hakmarrjen ndaj paditësit për shkak të punës së kryer paraprakisht.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori