LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin kundër Naser Eshtrefit për vrasjen e Angel Petkovskit

Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin kundër Naser Eshtrefit për vrasjen e Angel Petkovskit

Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin kundër Naser Eshtrefi, i cili u dënua me 14 vjet burg për vrasjen e maturantit Angel Petkovski.

Informacioni për “TV24” u konfirmua nga gjykata, ku ata thonë se në shpjegimin e vendimit, ndër të tjera, është shkruar se vendimi ishte revokuar sepse rigjykimi do të duhet të kontrollojë dinamikën dhe renditjen e ngjarjeve që i paraprinë vrasjes së Petkovskit.

Ekipi i avokatëve të familjes së dëmtuar Petkovski thonë se ata nuk mund të komentojnë asgjë derisa të shohin shpjegimin vendimit të tillë të Gjykatës së Lartë.


Eshtrefi u dënua nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë me 14 vjet burg në 6 korrik 2015, ndërsa Gjykata e Apelit në Shkup hodhi poshtë ankesat e prokurorisë dhe mbrojtjes së Eshtrefi dhe la në fuqi vendimin, i cili u bë i formës së prerë.

Angel Petkovski u vra me thikë në bregun e lumit Vardar në Gjorçe Petrov më 19 maj 2014./Telegrafi/