Rrjeti rajonal i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Serbia – kanë reaguar në lidhje me një dënim të Gjykatës Themelore në Gjilan e cila ka dhënë gjobë prej 300 euro për rastin e dhunës në familje.
Sipas tyre, Gjykata Themelore në Gjilan jo vetëm që ka shqiptuar gjobën prej 300 euro por edhe e ka cilësuar veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndaj të pandehurit i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
“Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal me gjyqtare Snežana Mihajlović në vendimin me numër P.nr.287/21 ka shqiptuar dënim me gjobë prej 300 euro dhe e ka cilësuar veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndaj të pandehurit i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në: dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”. Megjithatë, paragrafi 3 i po këtij neni thekson se ”kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas…gjinisë…kryesi dënohet me: 3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet..’ ”.
Po ashtu në reagim thuhet se bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, aktakuzës dhe fakteve të rastit në fjalë, YIHR vlerëson se Gjykata Themelore në Gjilan ka dështuar në dhënien e një dënimi meritor për një vepër të tillë.
“Dënimi minimal për këtë vepër do të duhej të ishte 6 muaj burgim. Ndër të tjera, për shqiptimin e dënimit Gjykata Themelore në Gjilan nuk ka marrë parasysh asnjërën nga rrethanat rënduese të rastit, të potencuara edhe në aktakuzë. Dënimi skandaloz me 300 euro gjobë vetëm sa e legjitimon dhunën në familje e posaqërisht ndaj grave si një ndër grupet më të shtypura në shoqëri. Gjithashtu, dënime të tilla ndikojnë negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë si dhe i dekurajojnë viktimat për raportimin e rasteve të dhunës në familje”, thuhet në reagim.
YIHR KS u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet dhe në përputhje me ligjin rastet e dhunës ne familje dhe kryerësve të veprave të tilla t’iu shqiptojnë dënime meritore.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të analizojë këtë rast dhe të funksionalizojë mekanizmat e saj në lidhje me rastet ku gjyqtarët nuk ushtrojnë detyrën e tyre përkitazi me legjislacionin në fuqi si dhe të ndërmarrë te gjitha veprimet e duhura drejt parandalimit te krimeve te tilla. Ky rast është identifikuar pas kërkesës për qasje në dokumente publike nga monitoruesit/et e YIHR KS nëpër gjykatat themelore në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite