LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e apelit vendosi edhe për lëndët “TNT” dhe “Toplik”

Gjykata e apelit vendosi edhe për lëndët “TNT” dhe “Toplik”

Bisedat e përgjuara në rastet “TNT”, për rrënimin e kompleksit Kosmos dhe “Toplik”, për ndërtimin e ‘Qytetit të diellit’ do të bëhen pjesë e dëshmive që do të përdoren në këta procese gjyqësore, vendosi Gjykata e apelit në Shkup.

Gjykata e ndryshoi vendimin e Gjykatës penale dhe i pranoi ankesat e Prokurorisë speciale publike me të cilat kërkohej që bisedat e përgjuara të jenë dëshmi në proceset gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Toplik”.

Prokurorët e PSP-së mbrëmë në dy seancat publike deklaruan se të akuzuarit në këto dy lëndë, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski nuk janë viktima të përgjimit, por ata vetv kanë qenë pjesë e pushtetit që ka bërë përgjime joligjore. Prokurorët vërtetonin se incizimet kanë vlerë dëshmie dhe se me ta nuk lëndohet privatësia e të akuzuarve.


Ndërsa avokatët e të akuzuarve, thonin të kundërtën, se bisedat e përgjuara janë marrë në mënyrë joligjore dhe paraqesin shkelje të privatësisë së të akuzuarve.

Incizimet e bisedave të përgjuara deri më tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind”, në të cilën është i akuzuar ish ndihmësi i Ministrit për punë të brendshme, Gjoko Popovski dhe për lëndën “Dhunë në Qendër” në të cilën i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe lëndën “Tenderët”, në të cilën e akuzuar është ish ministrja për kulturë, Elizabeta Kançevska-Milevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori