Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos e pranojë ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për heqjen e gjykatëses përgjegjëse për të proceduar propozimin e PSP-së për masën e kujdesit ndaj tre personave të përfshirë në hetimet e rastit ''Arka'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin dërguar Gjykatës themelore Shkupi 1, thuhet se Apeli i ka vlerësuar arsyetimet në ankesën e PSP-së, por i refuzon si të pabaza dhe vërteton se kryetari i Gjykatës së shkallës së parë ka vepruar në mënyrë të drejtë./Telegrafi/