Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të tjerët, janë dënuar me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt në Malishevë. Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është dënuar me 1700 euro gjobë.
Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala është dënuar me 2400 euro gjobë. Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 1700 euro gjobë. Me nga 1700 euro gjobë janë dënuar edhe tre të akuzuarit e tjerë, Behar Amerllahu, Fadil Demiri si dhe Sherif Krasniqi.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, nga gjykatësi i çështjes, Njazi Morina.
Gjithashtu, ndaj tyre është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i armëve me të cilat ishte kryer vepra penale.
Ata janë të obliguar që pagesën ta kryejnë brenda afatit prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të tjerët, në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt, e kishin pranuar fajësinë për gjuajtjet me armë në odën e Fatmir Limajt në Malishevë.
Pasi që aktakuza me pajtimin e palëve ishte konsideruar e lexuar, të gjithë të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë.
Ministri Shala kishte thënë se nuk e ka ditur se me një veprim të tillë po kryente vepër penale, pasi sipas tij, arma ka qenë me gaz.
Derisa, Lushtaku fillimisht kishte thënë se do të mbrohet në heshtje, pas pauzës ai e kishte pranuar fajësinë, pasi kishte thënë se këtë po e bënë për shkak që mos të zgjatet ky proces gjyqësor.
Fajësinë e kishin pranuar edhe të akuzuarit, Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Krasniqi.
Mbrojtësi i Dardan Gashit, avokati Arianit Koci, kishte thënë se klienti i tij nuk e ka ditur që nuk është i lejuar përdorimi i armës me gaz.
Ai kishte thënë se të mbrojturit të tij i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur dhe se ka premtuar se ai më nuk do ta përsëris një vepër të tillë.
Aktakuza kundër Lushtakut, Gashit dhe Shalës ishte ngritur pas një video të publikuar në media në fund të vitit 2017.
Kjo video kishte të bënte me festën që Limaj kishte organizuar në Malishevë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë aktgjykim lirues ndaj tij në rastin e njohur si “MTPT”.
Në këtë video shihej Lushtaku, Gashi dhe Shala duke shtënë me armë nga dritarja e odës ku mbahej festa.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2018, të pandehurit Dardan Gashi, Endrit Shala, Sami Lushtaku, Behar Amerllahu, Fadil Demiri akuzohen se secili prej tyre ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Dardan Gashi akuzohet se deri më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës dhe të cilat armë me ligj kategorizohen si armë zjarri të ndaluara.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Gashi gjatë ahengut kishte hapur dritaren e odës dhe me armë me gaz të llojit “GAP” kal. 9 mm dhe një karikator, të pranuar nga i akuzuari Fadil Demiri, kishte shtënë në ajër disa herë dhe një armë e tillë ishte sekuestruar dhe e njëjta gjendet në Stacionin Policor në Malishevë.
Për këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Gashi se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Ndërsa, të akuzuarin Endrit Shala, prokuroria e ngarkon se deri më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municion në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës, e të cilat armë me ligj kategorizohen si armë zjarri të ndaluara.
Gjithnjë sipas prokurorisë, i akuzuari Shala akuzohet se gjatë ahengut familjar, pasi i ishte hapur dritarja e odës nga Durim Limaj, me armë gjysmë automatike të pranuar nga i akuzuari Sherif Kastrati, ka shtënë në ajër disa herë. Kjo armë pastaj ishte sekuestruar dhe e njëjta gjendet në Stacionin Policor në Malishevë.
Me këtë rast, sipas aktakuzës, Endrit Shala ka kryer veprën penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në vazhdimësi, nga neni 374, par. 1 lidhur me nenin 81 të KPRK – së.
Prokuroria e ngarkon Sami Lushtakun me veprën penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, par. 1 i KPRK – së.
Kjo sepse, sipas prokurorisë, më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës dhe e cila armë me ligj kategorizohet si armë zjarri e ndaluar.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Lushtaku, gjatë ahengut familjar, e hap dritaren e odës dhe me armë me gaz, të pranuar nga i akuzuari Behar Amerllahu shtien në ajër disa herë. Kjo armë dhe karikatori janë sekuestruar dhe gjenden në Stacionin Policor në Malishevë.
Me aktakuzë akuzohet edhe Behar Amerllahu, se më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës dhe e cila armë me ligj kategorizohet si armë zjarri e ndaluar. Arma me karikator është sekuestruar dhe e njëjta gjendet në Stacionin Policor në Malishevë.
Aktakuza e ngarkon Behar Amerllahun, me veprën penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, par. 1 i KPRK – së.
Sipas prokurorisë, Fadil Demiri, më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës. Kjo armë me ligj kategorizohet si armë zjarri e ndaluar, andaj dhe arma me karikator është sekuestruar dhe e njëjta gjendet në Stacionin Policor në Malishevë.
Me këtë, sipas aktakuzës, Fadil Demiri, ka kryer veprën penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, par. 1 i KPRK – së.
Prokuroria njësoj e akuzon edhe Sherif Kastratin, për të cilin në aktakuzë thuhet se më 30 nëntor 2017 në fshatin Banjë të Malishevës, në një aheng familjar, pa autorizim ka mbajtur armë e municione në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par. 1,2 dhe 1,3 e lidhur me nenin 17 par.1 të ligjit për armë të Republikës së Kosovës dhe e cila armë me ligj kategorizohet si armë zjarri e ndaluar.
Sipas aktakuzës, gjatë ahengut familjar, arma është përdorë nga i akuzuari Endrit Shala, duke shtënë në ajër. Ndërsa, pas publikimit të video-incizimit nga mediumi KTV, emisioni Interaktiv, arma është gjetur me një karikator dhe e njëjta është sekuestruar, e tani gjendet në Stacionin Policor në Malishevë. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës