LAJMI I FUNDIT:

Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim Risto Novaçevskit

Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim Risto Novaçevskit
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Me propozim të Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion, gjyqtari i procedurës paraprake i caktoi Risto Novaçevskit paraburgim për 30 ditë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi propozimin, si dhe deklaratën e mbrojtjes dhe prokurorisë, miratoi vendim me të cilin ai pranoi propozimin dhe R.N. iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë”, informon Prokuroria.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë të apelojnë përpara Këshillit Penal të kësaj gjykate./Telegrafi/


Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash
Lexo po ashtu Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash