LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Miratimi i platformës do të thotë fundi i dialogut

Gjuriq: Miratimi i platformës do të thotë fundi i dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka pritur mirë lajmin e miratimit të platformës për dialogun në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij me këtë veprim Prishtina ka dërguar mesazh se ky është fundi i dialogut.

“Adoptimi i platformës që parasheh si rezultatin e vetëm të mundshëm të dialogut njohjen, pa trajtuar të drejtat dhe pozitën e serbëve, tregon se Prishtina në këtë mënyrë ka dërguar mesazhin se ky është fundi i dialogut”, ka deklaruar Gjuriq para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Gjuriq beson se vendimi i autoriteteve në Prishtinë e kanë vënë Serbinë në pozitën më të vështirë që nga viti 2011. Megjithatë ka pranuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar për nesër takim urgjent të Këshillit për siguri kombëtare.


Ai gjithashtu beson se Serbia do të dijë që në mënyrën e duhur t’i përgjigjet kësaj sfide, dhe të mbrojë interesat kombëtare, pozitën dhe të drejtën e serbëve në Kosovë dhe Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori