LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq merret me mospajtimet e politikanëve shqiptarë dhe rënien e natalitetit në Kosovë

Gjuriq merret me mospajtimet e politikanëve shqiptarë dhe rënien e natalitetit në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në  Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se figurat kryesore politike në Kosovë nuk janë më unike sikur ishin më parë. Ai tha se për serbët nuk ka rëndësi kush do ta formojë qeverinë e Kosovës, sepse sipas tij, “të gjithë janë separatistë”.

“Nuk mund të them se me vjen mirë që po ‘përgjaken’, sepse nga këto konflikte gjithnjë e ‘pësojnë’ serbët”,  tha Gjuriq, duke përkujtuar faktin se  në Kosovë nde nuk është caktuar mandatari për qeverinë e re.

Siç raportojnë mediat serbe, Gjuriq, duke u thirrur në mos unitet të shqiptarëve të Kosovës thotë se “fakti është se shqiptarët më nuk janë unikë si dikur dhe se ata kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë si shoqëri”. Sipas tij, “në vitin 2001 lindur në Kosovë kanë 60, 000 foshnje, në vitin 2014 kanë lindur 32, 000, kurse në vitin 2018 vetëm 22,000”, përcjell Telegrafi.


Ai tha se  është me rëndësi që serbët pavarësisht nga dallimet partiake, vendosën të qëndrojnë prapa Listës Serbe.

Sipas tij nuk është e rëndësishme kush do ta formojë qeverinë e Kosovës.

“A do ta formojë Kurti, ose Murti,  kjo është e parëndësishme. Separatistë janë njëri dhe tjetri, edhe i treti …”, tha Gjuriq, duke shtuar se Lista Serbe fitoi të gjitha nga 10 vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori