Gjuriq: Edhe në Bruksel vërehet ndikimi amerikan!

"Ata fizikisht nuk gjenden në dhomë, por mendoj se sot kishte më shumë bisedime të ndara me përfaqësues të disa vendeve, përfshirë edhe amerikanët, dhe roli i tyre në kuptimin politik është shumë i rëndësishëm”, tha për RTS-në drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në negociatat në Bruksel, transmeton Telegrafi.
Amerikanët, sipas Gjuriqit, kanë një ndikim shumë më të madh në Prishtinë se sa shumë vende evropiane dhe ata që i udhëheqin këto bisedime si ndërmjetësues, shumë shpesh “kam përshtypjen se i thirrin për ndihmë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































