LAJMI I FUNDIT:

Gjurçeski: Çavkovi nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia (Video)

Gjurçeski: Çavkovi nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia (Video)

Largimi i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe kërkesa e tij për shfrytëzimin e pushimit vjetorë, pengon emërimin e mundshëm të drejtorit të ri në këtë byro. Ekspertët konsiderojnë se derisa Çavkov të jetë në pushim vjetorë, Qeveria e re nuk do të mund të emëroj drejtor tjetër, sepse nuk ka kush pranon vendimin për shkarkim, njofton Alsat-M.

Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski vlerëson se përderisa ka pasur një kërkesë për shkarkimin e Çavkovit, atij nuk është dashur t’i mundësohet pushimi vjetor.

“Ikja e Çavkovit në pushim vjetorë do të pengojë Qeverinë e re për të emëruar drejtor të ri në BSP. Opinioni e din se është dërguar kërkesë në Qeveri për shkarkimin e tij, pra sidoqoftë shkarkimi i tij do të ndodhte sepse Qeveria e re do ta zbatonte kërkesën e ministrit. Por tani derisa Çavkov është në pushim vjetor nuk mund t’i dorëzohet vendimi për shkarkimin e tij dhe përderisa ai nuk shkarkohet nuk mund të emërohet drejtor i ri” deklaroi Ljubomir Gjurçeski, ish epror i policisë.


Megjithatë, nëse ndaj Çavkovit procedohet padi penale për mos veprimin e tij në bazë të ligjit për polici gjatë dhunës në Kuvend, kjo nuk do të ishte pengesë për Qeverinë e re për të zgjedhur drejtor të ri në BSP.

Çavkov është distancuar nga të gjitha akuzat ndaj tij në lidhje me mos qasjen profesionale në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori