Nga: Balil Gjini
Nuk ka fjalë më të bukur për të shprehur gjithë zallamahinë dhe katrahurën tonë mendore sesa fjala “gjullurdi”. Ajo është e gjitha rropulli, bark dhe zorrë. Gjarpri i zanafillës, thotë romancieri i parë europian, Rabëleja, qëndron brenda barkut të njeriut dhe quhet zorrë. Gjullurdi. Shikojmë ato “u” lebetitëse brenda kësaj fjale, dhe, për shkak se fjala merr format rizomatike të një druri, mund t’i dëgjojmë edhe si gurgullimat e zorrëve në barkun e një të urituri, edhe si buçitjet e shkulmave të ujërave të një përroi malor, por edhe si ulërima ujqish. Kjo fonetikisht. Sepse studiues të ndryshëm kanë vënë re se fjala, në vetvete, ka ngarkesë. Fjalët që kanë brenda tyre zanoret A, E, janë fjalë të çelëta, të hapura, të gëzuara, kurse ato me U, Y, janë fjalë të zymta të mbyllura.
Që nga Bogdani e gjer tek Naimi, nga Noli e Konica, ua ka plasur buzën ky vend që s’bëhet, por që rri vazhdimisht plazmë pluskuese mbi ujëra. “Jakë o ditë që lind andej nga perëndon”, thoshte Naimi, “Shqipëria do të bëhet, por ne s’do të jemi”, thoshte Konica, “Shqipëria do të shesë karafila në Itali”, thoshte Medi Frashëri. Por, jo. Shqipëria ja tek është përsëri: kasolle kallamash në mes të ujërave, arexheshkë e bukur gjithë nishana e rruaza të rreme, aty, mes rrëmujës e gjullurdisë së botës. Nuk është e trishtuar. Përkundrazi, duket se e shijon torturën dhe mjerimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa