Nga: Daut Dauti
Mbledhja e parë e qeverisë shqiptare të Princ Wiedit është mbajtur në Durrës me 18 mars 1914. Gjuha në të cilën është zhvilluar mbledhja ka qenë turqishtja. Pra, qeveria shqiptare ka folur turqisht edhe zyrtarisht. Kjo ka ndodhur për arsye se gjysma e kabinetit nuk kanë ditur shqip, kurse gjysma tjetër kanë ditur por e kishin më të lehtë të shpreheshin turqisht.
Qeveria ka patur këtë përbërje:
Turhan Pashë Përmeti – kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme; Esat Pashë Toptani – ministër i brendshëm dhe i mbrojtjes (luftës); Aziz Pashë Vrioni – ministër për bujqësi dhe tregti; Mufid Bey Libohova – ministër për religjion dhe drejtësi; Hasan Bey Prishtina – ministër i punëve publike; Dr. Mihal Turtulli – ministër për arsim; Dr. Adamidh Bey Frashëri, i cili njihej edhe me emrin Gaqo Adamidhi – ministër për financa.
Fakti që kanë folur turqisht nuk do të thotë se nuk kanë qenë patriotë. Pos Esat Pashës, natyrisht. Shumica prej tyre kanë jetuar në Shqipëri vetëm sa kanë qenë fëmijë dhe pastaj janë shkolluar në Stamboll e gjetiu e më vonë janë shpërndarë nëpër botë ku kanë punuar si diplomatë otomanë dhe funksionarë tjerë shtetëror. Pos, Hasan Bej Prishtinës dhe Esat Pashë Toptanit që kanë jetuar kryesisht në territore shqiptare, të tjerët janë kthyer në Shqipëri për shpallje të pavarësisë ose më vonë. Të gjithë kanë ushtruar funksione të larta shtetërore, pos Turtullit dhe Adamidhit që ishin mjekë dhe jetonin në Egjipt. Adamidhi, për shkak se ishte shqiptar, ka qenë mjek personal i mbretit të Egjiptit, Abazit II, të dinastisë shqiptare. Kjo ka qenë arsyeja që intelektualët, por edhe populli, këtë qeveri e ka quajtur ‘qeveria e të huajve’.
Duncan Heaton-Armstrong, sekretari i Princ Wiedit, ka shënuar se kjo qeveri, pos gjuhës, ka funksionuar në mënyrë të çuditshme. Mbledhjet mbaheshin pasdite. Kur kryheshin mbledhjet në mbrëmje, të gjithë shkonin në Tiranë në konak të Esat Pashës ku hanin, pinin e bënin muhabet tërë natën dhe kah mëngjesi binin e flinin. Zgjoheshin para mesditës dhe pasi hanin drekë e pinin kafe e duhan, niseshin për Durrës ku ishte selia e qeverisë. Mbledhja që duhej të fillonte në mëngjes, fillonte pasdite dhe kështu përsëritej cikli.
Me ligj kjo ka qenë qeveria e Princ Wiedit, por praktikisht ishte në duar të Esat Pashës. Pos Hasan Prishtinës, ndoshta edhe dy tjerëve, kjo ka qenë qeveri koti. Prandaj, qe bërë objekt për shaka.
Më herët Andon Zako Çajupi kishte një zënkë personale me Adamidh Frashërin dhe e gjeti rastin që t’i hakmerrej kur e shkroi ‘Klubi i Selanikut’. Çajupi, pos personaliteteve tjera, këtu merret edhe me Adamidhin të cilin e quan ‘Adhamudhi’, dhe e cilëson edhe si njeri pro-otoman, injorant dhe pseudo mjek. Duket që as rilindasit nuk e kanë kursyer gjuhën kur e kanë urryer njëri tjetrin. Ama sharjet, për t’i bërë, i kanë bërë shqip. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vërtetë e Arratisjes së Madhe

Fjalë të urta popullore: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Shqipëria, vendi i një populli fisnik

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat