LAJMI I FUNDIT:

Gjuha hermafrodite e Evropës

Gjuha hermafrodite e Evropës

Institucionet e Evropës ndoshta mund ta mësojnë një gjë nga shoqëritë plurale qindravjeçare si ajo shqiptare, të cilat nuk kanë komplekse të thonë: “Gëzuar Krishtlindjen!”, “Gëzuar Pashkët!” apo “Gëzuar Bajramin!”, “Gëzuar Festën e Ashures!” etj., duke iu dhënë gjërave emrin e tyre.

Prirja për të qenë gjithëpërfshirës dhe të paanshëm, duke fshehur apo mohuar, duke u sforcuar për gjetjen e një gjuhe “hermafroditë”, pa identitet të caktuar, duke e detyruar edhe vetë gjuhën që t’u përshtatet ideologjive gjender, është një fakt zbehjeje i një shoqërie. Është një pretendim i nënvetëdijshëm se historia e njerëzimit ka qenë gabim deri tash dhe se ajo nis tani me këto superstruktura (duke cituar Marksin), të cilat duan të krijojnë edhe një supergjuhë dhe një superkuptimësi të jetës shoqërore e të dimensioneve antropologjike të personit njerëzor. Kjo i bën institucionet demokratike, institucione arrogante.

Ndonëse nuk besoj fort te protestat apo te kundërshtimet e njëllojta ideologjike, por te formimi i ndërgjegjeve dhe i mendjeve të lira, të ndërrosh apo të fshehësh identitetin e disa realiteteve që kanë një origjinë shpirtërore, sikurse janë festat religjioze që iu përkasin shoqërive në formësimin e tyre, me anë të vendimeve politike, është kryekëput shkelje e asaj lirie themelore që perëndimit evropian i ka kushtuar gjak.


Shpirti nuk kontrollohet nga ligjet pozitive sado të përsosura të jenë ato, madje duke cituar Shën Palin, “Germa e ligjit mund edhe të vrasë”.

Shpresoj që institucionet evropiane të kenë reflektuar dhe të reflektojnë rreth asaj çfarë po bëjnë në lidhje me këto tema. Ndërkohë, askush nuk na ndalon që t’ia urojmë festat njëri-tjetrit me emrin e tyre, pa pritur dhe pa pasur nevojë për rregulloret e institucioneve.

Për ta mbyllur po e “përmbys” një thënie të Fishtës duke thënë: “Ne që shqiptarinë e kemi bashkë, festojmë Bajram e Pashkë!”.

Në trend

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori