Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në Prishtinë.
Rasti mësohet të ketë ndodhur afër xhamisë së Llapit tek rruga Ilir Konushefci.
Pas informatës, në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe po merret me rastin.
Ende nuk dihet zyrtarisht, nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për të kuptuar detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.