LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev-Zaevit: Për shqiptarët nuk keni bërë asgjë (Video)

Gjorçev-Zaevit: Për shqiptarët nuk keni bërë asgjë (Video)

Në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve për funksionarët qeveritar, janë ngritur disa çështje rreth jetës së qytetarëve.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, nga foltorja e Kuvendit pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka punuar për shqiptarët e Maqedonisë, prej të cilëve siç tha Gjorçev, ka marrë vota, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai akuzoi Zaevin se ikja më e madhe e qytetarëve është në vendbanimet shqiptare.

Vllatko Gjorçev përkujtoi kryeministrin Zoran Zaev për premtimet që ka pasur për ujësjellësin në Tetovë, për deponinë në Sturgë, si dhe premtime tjera të tij për shqiptarët që jetojnë në vend.


“Zoran Zaev kishte vetëm fjalë, nuk kishte përgjigje konkrete se e kemi bërë këtë edhe atë. Ai duhet të thotë se këtë e kemi bërë këtu dhe këtë këtu. Do t’ju përmendi disa punë të cilat Zaevi ju premtoi shqiptarëve: ujësjellësi në Tetovë, ajri i ndotur në Tetovë, Gostivari është në listën e zezë të qeverisë, Likova nuk asnjë mbështetje nga qeveria, në Strugë nuk është zgjidhur problemi me deponinë. Në asnjë komunë shqiptare nuk është punuar asgjë”, tha mes tjerash Gjorçev.

Ndërsa kryeministri Zaev tha se në punën e tyre qeveria nuk ka bërë përzgjedhje të etnive./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Pgb0xgKBcno

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori