LAJMI I FUNDIT:

Gjoba për 149 shoferë në Shkup, 37 për tejkalim shpejtësie

Gjoba për 149 shoferë në Shkup, 37 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës ë djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa prej të cilave 37 janë për tejkalim shpejtësie, 8 për vozitje pa leje, 18 për parkim jo të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


Po ashtu janë shqiptuar gjoba për katër automjete të paregjistruara, shtatë gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 4 për kalim në të kuqe.

Nga MPB njoftojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/