Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.

Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do të shkojë në gjykim, presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në një vendim të ri, pasi gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masën e arrestit ndaj tij, raporto euronews.al.


Avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën me argumentin se gjyqtari nuk është i pavarur.

Ish-presidenti Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.