Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën Real Madridit pas 14 sezoneve, në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e klubit, duke mbajtur një fjalim emocionues që ka përshkruar të gjithë rrugën e tij.
Sulmuesi francez befasoi të gjithë kur konfirmoi largimin nga Los Blancos para disa ditësh. Megjithatë, ai shpjegoi lamtumirën e tij befasuese, e cila kapi klubin dhe tifozët në befasi, pasi mori një vendim me familjen e tij.
“Është e vështirë të flas me kaq shumë emocione, por doja të falënderoja Real Madridin dhe shokët e mi të skuadrës. Ishte një rrugë e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë”, ka thënë fillimisht Benzema.
“Nuk do ta harroj kurrë Real Madridin. Do t’i shikojë të gjitha ndeshjet. Është e pamundur ta harroj, është klubi më i mirë në histori. Por, mendoj se sot është koha për t’u larguar dhe për të mësuar një histori tjetër”.
“Faleminderit shumë për Real Madridin. Ishte një rrugë e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë falë presidentit. Kur e pashë thashë “ai është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidane”. Ai është i jashtëzakonshëm”.
“Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Gjëja më e rëndësishme për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë. Siç thashë në prezantimin tim ‘një, dy, tre, hala Madrid!”.
🔴 𝙇𝙄𝙑𝙀: Institutional act of tribute and farewell to our captain @Benzema.#RealMadrid | #GraciasKarim https://t.co/flqv6oqe8Z
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 6, 2023
Pastaj, Benzema dha një mesazh për Carlo Ancelottin dhe për tifozët madrilen.
“Faleminderit edhe për Ancelottin, i cili më dha besimin e tij që në fillim. Kam mësuar shumë me ju”.
“Është një ditë paksa e trishtuar sepse po largohem nga klubi im. Kam nënshkruar për Real Madridin dhe doja të tërhiqesha këtu, por nuk ka qenë kështu”.
“Do të jem gjithmonë me Real Madridi. Faleminderit edhe tifozëve që më dhanë gjithmonë atë forcë. Faleminderit të gjithëve, sinqerisht”, përfundoi francezi.
Pas fjalimit pati një ngritje në këmbë për Benzemën, të cilit iu dorëzua unaza e arit dhe diamanteve nga Real Madridi.
Vlen të theksohet se francezi nuk derdhi asnjë pikë loti edhe përkundër se hapi zemrën me një fjalim emocionues dhe falënderime për të gjithë. /Telegrafi/