Nesër (e diel) fillon njëri nga turnetë më të mëdhenj të Valorant – VCT Masters Tokyo 2023.
Valorant Masters Tokyo do të zhvillohet në qytetin Chiba të Japonisë duke filluar nga data 11 qershor.
Gjithsej 12 skuadra do të jenë në garë për një grup çmimesh prej 1.000.000 dollarësh në turneun VCT Masters Tokyo.
Turneu do të fillojë me fazën e grupeve ku do të garojnë tetë skuadra, ku katër më të mirat ju bashkohen në Play-Off, katër skuadrave që janë në Top Seed.
Për vendin e parë do të ndahen 350.000 dollar si dhe do për rajonin e tyre do të jetë një vend shtesë për ngjarjen Champions 23.
Më poshtë i gjeni skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne:
Top seeded Teams: Team Liquid, Fnatic, LOUD, Paper Rex
Group Stage: FUT Esports, Na’Vi, NRG, Evil Geniuses, DRX, T1, Attacking Soul Esports, EDward Gaming
/Telegrafi/