Eurovisioni është ngjarja më e madhe e muzikës e cila shënohet në Evropë.
Plot 26 shtete janë në garën e madhe të natës finale sonte (e shtunë) për të marrë trofenë e shumëdëshiuar nga secili artist.
Telegrafi me këtë rast ju sjell një përmbledhje të veçantë me ato që ju nevojitet t’i dini për natën e sotme.
Ku dhe kur mbahet?

Izraeli është shtet nikoqir i festivalit sivjet, kjo pasi vitin e kaluar, artistja izraelite Netta u shpall fituese e “Eurovision”-it me këngën “Toy”.
Edicioni i 64-të i festivalit evropian po mbahet në qytetin e Tel Avivit, përkatësisht në “Tel Aviv-Yafo”.
Nata finale transmetohet në të gjitha kanalet shtetërore të Evropës, përfshirë edhe atë të Australisë.
Shqipëria
Shqipëria është një nga shtetet finaliste tashmë të “Eurovision 2019”.
Nga 16 pjesëmarrje ndër vite të shtetit shqiptar në këtë festival, plot nëntë janë rastet e kualifikimit të Shqipërisë për në finale.
Artistja shqiptare Jonida Maliqi është përfaqësuesja e sivjetme në festivalin e madh evropian me këngën e saj “Ktheju Tokës”, të cilën do ta interpretojë edhe sonte (e shtunë) në natën finale.
Jonida do të këndojë në këtë mbrëmje e dyta me radhë, dhe do ta këndojë në gjuhën amtare këngën e saj.
Emocionet e Jonda Maliqit

Në një intervistë për Telegrafin, Jonida ka rrëfyer fabulën e këngës së saj të veçantë, e cila lidhet me atdhedashurinë.
“Ky projekt ashtu sikurse tanimë e dinë të gjithë ka qenë i rastësishëm që nga pjesëmarrja ime pas 11 vjetësh në Festivalin e Këngës në RTSh, ashtu sikurse unë bashkë me autoren vendosëm një tematikë të tillë pasi ishte dhe aktuale dhe i qëndronte më së miri melodisë së këngës”, ka thënë Jonida Maliqi për Telegrafin.

Ndërkohë, pak para se të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovison 2019”, Jonida thotë për Telegrafin se emocionet janë të pranishme, por që mbështetja e shqiptarëve është më e rëndësishmja për të.
“Është normale të kemi emocione,por kemi punuar fort dhe tashmë jam gati për sfidën e madhe. Kënga ime është një këngë që përfaqëson më së miri shqiptarët jashtë trevave shqiptare, ata që ndodhen kudo nëpër botë. Kështu që nëse ndjejnë sadopak që nga ritmika, etnika, domethënia dhe vetë melodia do të isha e lumtur të më suportonin dhe ta votonin këngën shqiptare”, ka thënë artistja Maliqi për Telegrafin.
Votimi
Duke qenë se është e dyta në garë, si rrjedhojë ajo mban kodin “02”, përmes së cilit shqiptarët nga diaspora mund të votojnë përmes numrave përkatës të shtetit ku ata ndodhen.
Të drejtë votimi kanë edhe shqiptarët që ndodhen në Australi, teksa maksimumi i votave që një individ mund të japë është deri në 20 (njëzet).
Votat e publikut mbajnë 50 për qind të peshës, ndërkohë që 50 për qind është pesha e jurisë profesionale, e formuar nga secili shtet që do të gjykojë këngët finaliste.
Juria shqiptare sivjet përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Gent Rushi, dhe Julka Gramo.
Votimi për publiun hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe zgjat vetëm 15 minuta – ndërkohë që mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, për ata që e kanë të shkarkuar në telefonin e tyre.

Në fund të mbrëmjes shpallen rezultatet, fillimisht votat e jurisë jepen nga secili shtet të konvertuara nga 1 deri në 7 pikë në renditje të plotë, dhe më pas me 8 pikë për vendin e tretë, 10 për vendin e dytë dhe 12 pikë për vendin e parë.
Pas votimit të jurisë, publikohet i kalkuluar edhe votimi i publikut, i cili jep vulën përfundimtare se kush do ta fitojë këtë kompeticion.
Renditja e shteteve finaliste

Njëzet shtete arritën që të kualifikohen në natën finale si rezultat i votave që arritën të marrin nga dy mbrëmjet gjysmë-finale të zhvilluar të martën dhe të enjten.
Ndërkohë, pesë shtetet në fuqi si: Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Franca së bashku me Izraelin (fitues i edicionit të kaluar), janë shtete të kualifikuara automatikisht në finale.
Përndryshe, kjo është renditja shteteve që do të këndojnë sipas radhës sonte (e shtunë), në natën finale të “Eurovision 2019”:
1. Malta
2. Shqipëria
3. Republika Çeke
4. Gjermania
5. Rusia
6. Danimarka
7. San Marino
8. Macedonia e Veriut
9. Suedia
10. Sllovenia
11. Qipro
12. Holanda
13. Greqia
14. Izraeli
15. Norvegjia
16. Mbretëria e Bashkuar
17. Islanda
18. Estonia
19. Bjellorusia
20. Azerbajxhani
21. Franca
22. Italia
23. Serbia
24. Zvicra
25. Australia
26. Spanja.
E ftuara speciale – Madonna

“Eurovision”-i sivjet ka menduar një numër special për miliona shikuesit në natën finale të së shtunës.
Pop ylli i muzikës, Madonna, është emri i përzgjedhur nga organizatorët e festivalit, që do të ngjitet sonte (e shtunë), dhe do të këndojë para miliona teleshikuesve.
Me gjithë aludimet se performanca e saj rrezikohej për shkak të nënshkrimit të kontratës me vonesë, artistja Madonna arriti në Izrael dhe ka përfunduar tashmë provat për performancën e madhe.
Ajo gjatë mbrëmjes finale do t’i këndojë dy këngë, sipas marrëveshjes të bërë me organizatorët e festivalit. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit