GJITHÇKA KA M’U HARRUE...

Poezi nga: Par Fabian Lagerkvist Përktheu: Maksim Rakipaj
Gjithçka ka m’u harrue. Fatet njerzore
shkallaresh t’zymta të harrimit teposhtë
në terrin ma t’thellë kan’ m’u shue.
Gjithçka ka m’u zhbi. Merr fund kjo tragjedi,
dritat e skenës fiken, tanë yjt e qillit
të pranishëm në shtjellimin egërshan të dramës
krejt pakuptim e ban’ egërsinë e saj.
Skena asht zbrazë, perdja asht ulë
dhe thik’e helmueme qi njerzit
u rrekën njani tjetrit m’ja ngulë
diku njaty asht, mes teshash t’zhyme grumbull.
Heshtje, harrim. Asgja m’u kujtue.
Askush m’e kujtue.
Thjesht zbrazti.
Veç kaq?
Ma shumë, gja s’po dijm.
Nga
Telegrafi
29/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































