Charles Johnson është rrahur për vdekje me shishe të xhamit në pjesën perëndimore në Chicago.

Autoambulanca kishte telefonuar policinë pasi që e kishin gjetur rreth orës 18:30, njofton policia e Chicagos, transmeton Telegrafi.


Ai është goditur dhjetëra herë me shishe në kokë gjatë një fjalosjeje, thuhet ndër tjera në polici.

Johnson ka ndërruar jetë në spital rreth orës 19:30. /Telegrafi/