LAJMI I FUNDIT:

Gjinovci: Na arrestuan si kriminelë, plagjiatorin e lanë të japë mësim

Gjinovci: Na arrestuan si kriminelë, plagjiatorin e lanë të japë mësim

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi u shoqërua në polici së bashku me aktivistin Dibran Hoxha për “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Ai ka thënë se së bashku me Hoxhën u arrestuan si kriminelë, ndërsa “plagjiatori” u la para studentëve me dhënë mësim.

“Na arrestuan neve e na larguan nga Fakulteti si kriminela të prangosur. Plagjiatorin e lanë para studentëve tu “dhanë mësim””, ka shkruar Gjinovci.


Gjinovci ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe nuk do ta lejojnë normalizimin e plagjiaturës.

“Por na s’e kena njet mu nalë. Nuk kemi me leju normalizimin e plagjiaturës. Kjo e sodit është veç fillimi”.

Ai ka shtuar se aksionet e tyre do të jenë të paparashikueshme, dhe çdo mëngjes do të mendojnë si do të veprojnë deri në përjashtimin e plotë të atyre që janë zënë duke bërë plagjiaturë.

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Një njoftimin e ORCA-s thuhet se, ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori