Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka vetëm 78 inspektorë, megjithatë vlerësohet se përkundër se ky numër është i vogël, prapë arrin që të kontrollojë dhe të sigurojë që cilësia e ushqimeve të jetë e mirë.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Valdet Gjinovci, ka thënë se cilësia e ushqimeve që sot gjenden në treg është e mirë.
“Lirisht mund të them që është nivel i kënaqshëm edhe i kontrollit, por edhe i produkteve ushqimore të cilat ofrohen nga ana e operatorëve të biznesit në përgjithësi. Kur flas për operatorët e biznesit them për qoftë operatorët e biznesit të cilët ofrojnë produkte me origjinë bimore, qoftë produktet e operatorëve të biznesit të cilët realizojnë përpunimin e produkteve me origjinë shtazore. Por, edhe operatorët tjerë në përgjithësi. Kështu që, niveli i ofrimit të produkteve ushqimore është në nivelin e kënaqshëm”, ka thënë Gjinovci, në një intervistë për KosovaPress.
Ai ka thënë se produktet që është më vështirë të kontrollohen janë ato me origjinë shtazore dhe shton se janë të përkushtuar që të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të mos lejojnë që qytetarët të ushqehen pashëndetshëm.
“Produktet e ndryshme ushqimore apo produktet ushqimore në përgjithësi ato të cilat kanë një ndjeshmëri të lartë, në këtë rast produktet me origjinë shtazore, qoftë produktet e mishit apo të qumështit kërkojnë një mirë trajtim profesional nga ana e vet operatorëve të cilët ofrojnë ato produkte në tryezat tona familjare. Në këtë drejtim dua të them që gjatë realizimit të kontrollit në terren nga ana e inspektorëve të AUV-it gjithherë prioritet është kontrolli i tyre në drejtim të ofrimit të sigurisë dhe asnjëherë të mos lejojmë që ato produkte ushqimore të përdoren nga ana e konsumatorëve dhe qytetarëve”, ka thënë ai.
Kreu i AUV-it ka bërë të ditur se në kontrollin kufitar gjatë vitit 2018 kanë realizuar 47 mijë kontrolle, kurse të gjitha ato produkte që nuk i kanë plotësuar kushtet nuk janë lejuar që të futen në Kosovë.
Tutje, Gjinovci ka bërë të ditur se në kontrollin e brendshëm kanë realizuar gjithsej 7 mijë e 200 inspektime.
“Në kontrollin e brendshëm kemi realizuar gjithsej 7 mijë e 200 inspektime dhe janë marrë diku 4 mijë e 650 mostra të cilat janë realizuar dhe testuar. Mandej, sa i përket asgjësimit të produkteve ushqimore gjatë vitit 2018 janë asgjësuar 775 mijë kilogramë, ka pasur edhe lëngje, janë produkte ushqimore të cilat janë asgjësuar fal punës dhe angazhimit të inspektorëve të AUV-it. Janë asgjësuar edhe një numër i kafshëve të cilat kanë rezultuar pozitive në sëmundje të ndryshme, kanë qenë rreth 197 krerë dhe janë 135 koshere me bletë të cilat janë asgjësuar, janë 23 mijë e 540 copë fidanë të cilët janë asgjësuar”, ka bërë të ditur ai.
Viti që e lamë pas është karakterizuar me probleme në sektorin e mishit, ku Agjencia ka ndërmarrë disa kontrolle që rezultuan me gjetje të mishit të prishur.
Për këtë Gjinovci thotë se kohët e fundit është vërejtur vetëdijesim i bizneseve që kanë filluar të ofrojnë produkte të freskëta për konsumatorët.
“AUV gjithmonë garanton për produktet ushqimore të cilat i kontrollon dhe të cilat i analizon, teston dhe i vlerëson që ato janë për përdorim. Asnjëherë as nuk lejohen dhe as nuk do të lejojmë që produkte të cilat nuk i plotësojnë kushtet në këtë rast sa i përket aspektit të sigurisë që të importohen apo të lejohen të përdoren. Flas gjithmonë për produktet të cilat ne i kontrollojmë dhe plotësisht them se produktet të cilat shërbehen në vendin tonë, në këtë rast edhe produktet e mishit janë produkte të cilat janë të sigurta për përdorim”, ka deklaruar ai.
Sa i përket numrit të inspektorëve, Gjinovci thotë se nuk është i mjaftueshëm.
“Numri i inspektorëve kur e krahasojmë me numrin e inspektimeve të cilat realizohen në terren, me numrin e kontrolleve zyrtare të cilat realizohen gjatë gjithë vitit, është numri prej 78 inspektorëve që janë inspektor veterinar, fitosanitar dhe sanitar do të thotë që bëjnë një punë të madhe. Numri si numër nuk është i mjaftueshëm të jemi realist, nuk është numër që duhet të jetë dhe e them që duhet të jetë numri edhe më i lartë i inspektorëve… Por, edhe përkundër këtij numri të inspektorëve të cilët neve kemi aktualisht prapë realizojmë nur të kënaqshëm të inspektimeve dhe kontrolleve zyrtare në terren”, u shpreh ai.
Ai ka folur edhe për fushatën e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit, për çka ka thënë se deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë.
Po ashtu, Gjinovci bëri të ditur se fabrika e përpunimit të mbetjeve organike do të funksionalizohet gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët