LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Vdekja e parakohshme e mjekut Mentor Salihi, është dhimbje e madhe për tërë Kosovën

Gjini: Vdekja e parakohshme e mjekut Mentor Salihi, është dhimbje e madhe për tërë Kosovën

Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, është nderuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë Dr. Mentor Salihi, i cili u aksidentua ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në një ceremoni homazhi të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, qindra qytetarë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe, teksa u vlerësua lartë personaliteti, profesionalizmi dhe kontributi i të ndjerit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij, mes tjerash, tha se dhembja që ka shkaktuar vdekja e parakohshme e dr. Mentorit është e madhe, sidomos për familjen e të ndjerit, por gjithashtu edhe për tërë qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës, për faktin se u shua jeta e një të riu dhe një profesionisti aq të nevojshëm në ditët e sotme në vendin tonë.


I ndjeri Mentor Salihu do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Nivokaz.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori