LAJMI I FUNDIT:

Gjini për vdekjen e doktor Zararit: Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne

Gjini për vdekjen e doktor Zararit: Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e doktor Kujtim Zararit, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Gjini përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Zarari ishte një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij.

“Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit! Përpjekjet e stafit shëndetësor, për kolegun e tyre ishin të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Dr. Kujtim Zarari humbi betejën kundër COVID-19”, ka shrkuar Gjini.


Vdes edhe një mjek nga COVID-19
Lexo po ashtu Vdes edhe një mjek nga COVID-19

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kujtim Zarari, njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij. Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit!

Përpjekjet e stafit shëndetësor, për kolegun e tyre ishin të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Dr. Kujtim Zarari humbi betejën kundër COVID-19.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zarari, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Qytetarë të dashur, edhe një herë, ju lusim për kujdes të shtuar. Respektoni të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Të ruajmë jetën tonë dhe më të dashurve tonë.

Nderim i përhershëm për Dr. Kujtim Zarari! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori