LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Kemi diskutuar edhe për përfshirjen e PSD-së në qeveri

Gjini: Kemi diskutuar edhe për përfshirjen e PSD-së në qeveri

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini thotë se rrëzimi i Qeverisë nuk ka pasur asnjë ndikim në krizën shëndetësore.

Gjini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje po e vendos Kosovën në një diskurs të gabuar.

Ai ka thënë se Ibrahim Rugova e ka pasur te koka foton me Papën por populli e ka votuar pasi atë raport ai e ka pasur të sinqertë.


Nënkryetari i AAK-së thotë se sot ka në Kosovë një diskurs që vë në dyshim raportet me Amerikën.

“Nëse dikush cenon raportet e Kosovës me SHBA-të, problemi nuk është më i një partie por e gjithë Kosova ka problem me atë parti”.

Gjini thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti ka qenë një favor i madh për Kosovën pavarësisht kohës kur është bërë ky veprim.

“Kurti nuk po i shëron njerëzit, ata po i shëron Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës dhe spitali. Kurti dhe Vitia nuk po bëjnë asgjë vetëm po i kopjojnë subjektet tjera politike”.

Nënkryetari i AAK-së thotë se janë autorizuar nga Haradinaj për të parë mundësitë që PSD të përfshihet në qeveri.

Gjini: Populli nuk e ka kuptuar sa gabime ka bërë Qeveria Kurti për 50 ditë
Lexo po ashtu Gjini: Populli nuk e ka kuptuar sa gabime ka bërë Qeveria Kurti për 50 ditë

“Kemi pasur dëshirë të gjejmë një modus për përfshirje, por edhe fakti që nuk e kanë asnjë deputetë në Kuvend ka ndikuar…Është mëse e vërtet që kemi pasur diskutim si t’ia bëjmë pasi ndjejmë obligim për rrugëtimin e përbashkët. Bashkëpunimi ka qenë korrekt”, tha ndër të tjera Ardian Gjini./Telegrafi/