Gjimshiti rikthehet në skuadrën e Atalantas që do të përballet me Unitedin

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, e ka publikuar listën e skuadrës së plotë për ndeshjen e të martës kundër Manchester Unitedit.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, është kthyer nga lëndimi pas mungesës në katër ndeshje kampionale dhe një në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari kishte pësuar frakturë në dorë, por tashmë është rikuperuar për sfidën në Gewiss Stadium dhe trajneri e ka përfshirë në ekipin e plotë.
Duvan Zapata, Luis Muriel dhe Josip Ilicic, janë përfshirë që të tre, derisa Matteo Pessina ka mbetur jashtë si pasojë e lëndimit të muskujve të poshtëm të këmbës.
Skuadra e plotë e Atalantas:
Portierë: Musso, Rossi, Sportiello.
Mbrojtës: Maehle, Palomino, Pezzella, Djimsiti, Demiral, Zappacosta, Scalvini, Lovato.
Mesfushorë: Koopmeiners, Freuler, De Roon, Pasalic, Malinovskyi, Miranchuk.
Sulmues: Zapata, Muriel, Piccoli, Ilicic.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































