Benevento ka arritur një fitore sensacionale përballë Milanit 0-1 në San Siro.

Skuadra tanimë e rënë nga Serie A ka befasuar me ndeshje shumë të mira këtë edicion por fati nuk i ka përcjellë.


E padyshim më i miri në fushë ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka marrë lëvdata të mëdha nga mediat italiane pas ndeshjes.

Gjimshiti arriti të ndalë fillimisht dyshen Andre Silva dhe Patrick Cutrone, ndërsa më vonë edhe kroatin Nikola Kalinic.

MILAN 6 Berat Gjimshiti gjatë një dueli me Andre Silvan (Foto: Tuttomeractoweb)

Kësisoj ai është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij duke marrë notën 7 nga mediat italiane.

“Paraqitja më e mirë e sezonit për Gjimshitin. Nuk bëri asnjë gabim, madje në një moment ndërhyrja e tij ishte vendimtare pasi topi po shkonte në rrjetë”, thuhej në shkrimet e medieve italiane.

Benevento këtë edicion ka arritur të marrë katër pikë përballë Milanit pasi në shtëpi kishte barazuar 2-2.

Sa i përket mbrojtësit fantastik nga Tërnoci, Berat Gjimshiti këtë edicion ka qenë ndër lojtarët më të vlerësuar tek vendasit. /Telegrafi/

telegrafi sport app