LAJMI I FUNDIT:

Gjimnazistët e Prizrenit me peticion kërkojnë drejtësi për profesorin

Gjimnazistët e Prizrenit me peticion kërkojnë drejtësi për profesorin

Nxënës e ish-nxënës të gjimnazit “Gjon Buzuku” të Prizrenit, por edhe qytetarë të tjerë, kanë nisur nënshkrimin e një peticioni, iniciuar në rrjete sociale, me të cilin kërkohet drejtësi për punëtorët e arsimit.

Në tekstin e peticionit elektronik, që u drejtohet zyrtarëve ekzekutivë, legjislativë, por edhe diplomatëve ndërkombëtarë, theksohet se mbledhja e nënshkrimeve ndodh si pasojë e brengës dhe indinjatës rreth rastit të profesorit Shpend Goranci, i cili është detyruar që të mbajë orët në gjimnazin e Prizrenit, me gjithë gjendjen e rëndë shëndetësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas iniciuesit të peticionit, ky profesor këtë punë e bën me dëshirë, por ai fare nuk e ka opsionin që ta marrë pushimin e nevojshëm dhe të kalojë aq kohë sa i nevojitet për t’u rehabilituar. “As Ligji i punës dhe as Kontrata kolektive e arsimit parauniversitar nuk u mundësojnë mësimdhënësve të shfrytëzojnë më shumë se 20 ditë pushim mjekësor me pagesë”.


Drejtori i Arsimit i Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka pohuar se me dispozitat aktuale ligjore punonjësit e arsimit mund t’i marrin 21 ditë pushim mjekësor, apo një vit pushim pa pagesë. “Në legjislacionin aktual për punonjësit e arsimit nuk parashihet pensionimi i parakohshëm. Për këtë arsye detyrohen ose të vijnë në punë, ose të kërkojnë pushim pa pagesë”, ka deklaruar Çoçaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Lajme
Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Lajme
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Prostitucion në shtëpinë e marrë me qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptarë në Durrës

Prostitucion në shtëpinë e marrë me qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptarë në Durrës

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Policia publikon fotografinë e një personi në Prizren, kërkohet për vjedhje

Policia publikon fotografinë e një personi në Prizren, kërkohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori