Gjilani pa gola pas pjesë së parë ndaj Liepajas, rrugës për kualifikimin tutje

Ka përfunduar pjesa e parë mes FK Liepajës dhe SC Gjilanit, e cila po luhet në kuadër të ndeshjes së kthimit në Letoni.
Pjesa e pare ka përfunduar me rezultat 0-0, me një Gjilan që po luan lojë të mençur duke mos i dhënë hapësira skuadrës vendase.
Në anën tjetër vendasit po luajnë ashpër dhe këtë e dëshmojnë edhe katër kartonët e verdh për ta në pjesën e parë.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë Gjilani ka fituar me rezultat 1-0 me golin e Alebrt Dabiqajt.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me skuadrën zvicerane Young Boys./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































