Ndeshja derbi e xhiros së 15-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën (sot, 13:00) në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Gjilani zë vendin e tretë me 24 pikë, kurse Hajvalia qëndron dy pozita më poshtë me një pikë më pak. Lider është Ferronikeli me 29 pikë, por një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan kohaditore.


Trajneri Sokoli thotë se nuk do të mund të llogarisë në futbollistin e suspenduar Bahri Kera dhe në Gëzim Rusin e lënduar.

"Ndeshja derbi është e vështirë sidomos për Gjilanin. Kemi vështirësi, por unë besojë se lojtarët që do t'i zëvendësojnë Kerën e Rusin do të japin maksimumin. Në lojë do të hyjmë për fitore, por do të jetë ndeshje e vështirë. Hajvalia ka ekip cilësor dhe e çmojë shumë. Jam i vetëdijshëm për lojtarët cilësorë që ka Hajvalia, por ne luajmë në shtëpi dhe do ta kërkojmë fitoren", ka thënë Sokoli.
 

telegrafi sport app