Ka qenë klubi vendas për këtë ndeshje, Gjilani që kanë akuzuar tifozët e Dritës për thyerjen e zyrës së klubit dhe vjedhjes.

Sipas një postimi që është bërë nga faqja e Gjilanit në Facebook, ‘Intelektualët’ i kanë vjedhur kupat e klubit bardh e kuq.


“Intelektuhajnat përsëri në aksion. Kësaj radhe cak i tyre ishte zyra e klubit, të cilën dje gjatë mbrëmjes e kanë thyer duke i vjedhur kupat e klubit. Kjo është hera e dytë, pas vjedhjes së fanellave të klubit para afërsisht dy muajve”.

“Njerëz të pa shtëpi, të pa familje, narkoman, njerëz pa asnjë vlerë në shoqërinë tonë. Grup i rrugaqëve të quajtur Intelektualë, ata që bëjnë këso veprimesh as tifozë nuk janë. Hajna të tillë jeni, kështu ju njeh qyteti, hajna dhe asgjë tjetër, turpi i qytetit tonë”, thuhet në komunikatën për shtyp. /Telegrafi/

gjilani2

 
telegrafi sport app