Ka plot 50 vite që e hap derën për t’u futur në këtë kthinë përplot akrepa. 72 vjeçari nga Gjilani me shumë vullnet e kalon pjesën më të madhe të ditës brenda kësaj kthine, i rrethuar me këto rrahje që numërojnë sekondat, minutat e orët e jetës sonë.
Kemi parë shembuj të shumtë se çka janë në gjendje të bëjnë njerëzit për hir të profesionit. E mjeshtëri i orëve nga Gjilani, që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar rregullimit të orëve, për hir të profesionit, e ndërroi edhe mbiemrin vite më parë – nga Qerimi në Sahatçiu.
“Këtë profesion e du edhe po të tregoj drejtë, dyqanin e qeli në ora 7, kaniherë edhe në ora 6:30 kur është naj kërkesë e klientëve ko me shku për rrugë a mundesh me ma kry. Qohna në ora 6:30 – 07:00. Krejt në 8 i qelin, a unë në 7 veç jom në dyqan
“Këtë profesion e kom fillu qysh kur kam qenë si fmi, prej moshës 7-8 vjeçare. Xhaxhi im ka punu me qerre te drunit. E ka pasë një orë të xhepit. Prej aty më hini dëshira ta kçyri si shkon kjo punë. Prej aty kom fillu me marrë orë të vjetra, mi kontrollu, mi prishë.. Më ka hi dëshira, kërkun skom msu dhe krejt këtë profesion e kom marrë vet”
Për shumë kë, qëndrimi brenda këtij ambienti, i shoqëruar vazhdimisht nga rrahja e akrepave të orës mund të jetë bezdisës. Mirëpo, jo edhe për Shyqriun. Përkundrazi, ai nuk e humb vullnetin për punë as edhe një ditë të vetme, veçse ndjen keqardhje për zejen e tij, që po shkon duke u zhdukur.
“Disa të ri i kom pyet a keni dëshirë me marrë këtë profesion. Jaa ky profesion është i vështirë, smujm me msu. Mirëpo nëse nuk dashurohesh në atë profesion, nuk ki dëshirë, kot është me msu. Nëse nuk e don atë profesion nuk mundesh me punu. Është punë e vështirë, precize, punë që duhet me punu kadal, preciz, nuk guxojnë me tu dridhë as durt as kurgjo. Duhet me kon shumë i kujdesshëm”
“Ka orë që ton ditën ose përmi gjysë dite kom punu me ni orë. Ato janë kornografë.. Po të tregoj drejt ato nuk guxon kush mi qel se jon të komplikume… Fizikisht nuk lodhet njeri, psiqikisht pak. Duhet me mendu qysh me i radhitë, qysh me i vnu pjesët. Se kështu nuk pritoj këtë profesion. Ndjej kënaqësi kur punoj”
E në dyqanin e Shyqriut, vëmendjen ta tërheqë një orë e veçantë. Në shikim të parë, të duket se diçka nuk është në rregull. Në fakt, ashtu edhe është, ngase ai e ka bërë atë orë që të ecë mbrapa.
“Këtë orë që pe shihni është mbrapa. Kjo ka qenë në vitin 87, e ka pas shpikë një japonez. Pastaj më erdh interesant qysh e ka rregullu. Mandej më lindi ideja dhe fillova dalëngadalë me përgatitë njo. Atëherë ka qenë TV i Prishtinës në vitin 88. E rregullova këtë orë edhe tash punon rregullisht kjo. Kjo është e dyta. Japonezët, pastaj unë. Në Evropë jom i pari që e kom shpikë mbrapa”.
Ne po e lëmë këtu mjeshtrin e orëve, me shpresë që shëndeti t’ia mundësojë ta punojë edhe shumë gjatë këtë profesion, që tashmë është edhe pasion i tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania