Telegrafi

Gjilan, arrestohet një person – kontrabandoi mish të edhit nga Serbia

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Doganave kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e rreth 100 kg mish të freskët të edhit, të cilin një person i dyshuar e kishte sjellur përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.

Në njoftim thuhet se “Njësia e TASK FORC-ës Lindje (e përberë nga  Dogana  dhe  Policia Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, me ç’rast kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra, mish edhi i freskët.

Sipas komunikatës së Doganës së Kosovës më 14.09.2024 rreth orës 13:10 është arrit të identifikohet automjeti VW Tauran me targa vendore, i dyshuar për kontrabandim të mishit të kafshëve.

“Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arrit të ndalohet në magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeqar nga fshati Novosellë e Kamenicës”, thuhet në njoftim transmeton Telegrafi.

Dogana thotë se gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari kishte të ngarkuar mish të gatshëm (9 keca – edha) rreth 100 kg, të cilët i kishte sjell nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor. Ndërsa, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it, kurse rasti mbetet të trajtohet nga njësite relevante te Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/