LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti spanjoll i telekomunikacionit do t’u ofrojë punonjësve mundësinë për të punuar katër ditë në javë – në këmbim të një uljeje page prej 12%

Gjiganti spanjoll i telekomunikacionit do t’u ofrojë punonjësve mundësinë për të punuar katër ditë në javë – në këmbim të një uljeje page prej 12%

Gjiganti spanjoll i telekomunikacionit Telefonica do t’u ofrojë punonjësve të tij mundësinë për të punuar katër ditë në javë.

Me këtë, kjo kompani do të zgjaste një program pilot që ka përfshirë rreth 150 punëtorë deri më tani, thanë të mërkurën tre burime të njohura me këtë çështje, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Në këmbim të një uljeje pagash prej 12%, marrëveshja do t’i lejonte stafit të punonte katër ditë, ose 32 orë, në javë në vend të 37.5 orësh tani, mbi baza vullnetare, tha një burim sindikatash.


Projekti pilot u lansua në vitin 2021 si pjesë e negociatave më të gjera me sindikatat pas pandemisë së coronavirusit dhe tani do të jetë në dispozicion për rreth 17,000 punonjës nga shtatori, thanë burimet.

Një javë më e shkurtër pune është debatuar për një kohë në Evropë dhe ka marrë vrull gjatë pandemisë, me disa projekte pilot që parashikojnë mos ulje page, vetëm një premtim për të ruajtur të njëjtin nivel produktiviteti si gjatë javës pesëditore.

Siç parashikohet, një maksimum prej 10% të punonjësve në çdo njësi Telefonica mund t’i bashkohen programit.

Fillimisht, punonjësit që aplikojnë tani mund t’i bashkohen planit gjatë tremujorit të fundit të 2022, thanë burimet, por kompania dhe sindikatat po diskutojnë zgjatjen e tij vjetore.

Operatori i telekomit lejon gjithashtu dy ditë punë në distancë në javë, të cilat punonjësit mund t’i zgjedhin dhe t’i përdorin në mënyrë fleksibël nëse mbikëqyrësi i tyre bie dakord. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori