ExxonMobil thotë se ka “dalë në mënyrë të sigurt” nga tregu rus i naftës, duke akuzuar qeverinë në Moskë për “shpronësimin” e aksioneve të saj në një fushë të madhe nafte.
Gjiganti amerikan i naftës tha se qeveria ruse kishte “përfunduar në mënyrë të njëanshme” punën e saj në fushën e naftës dhe gazit Sakhalin-1 në lindjen e largët të Rusisë.
“Ne bëmë çdo përpjekje për t’u angazhuar me qeverinë ruse dhe palët e tjera të interesuara. Me dy dekrete, qeveria ruse ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme interesat tona në Sakhalin-1 dhe projekti i është transferuar një operatori rus”, shtoi një zëdhënës i ExxonMobil, raporton cnn.
Në muajin mars të vitit 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, ExxonMobil tha se po fillonte procesin e daljes nga sipërmarrja e përbashkët ruse Sakhalin-1. Në muajin prill, ajo njoftoi se do të merrte një tarifë prej 3.4 miliardë dollarësh bazuar në rezultatet e tremujorit të dytë, në lidhje me operacionet e saj në Rusi.
Kompani të tjera të mëdha perëndimore gjithashtu po luftojnë për ndërprerjen e lidhjeve me Rusinë. Në muajin maj, Shell njoftoi shitjen e biznesit të saj rus të lubrifikantit dhe shitjes me pakicë të energjisë, por tha se ishte ende në proces të heqjes gradualisht të bizneseve të tjera ruse.
Në shkurt, BP tha se do të shes 19.75 për qind e aksioneve të saj në Rosneft, por tha se sanksionet dhe rregullat ruse nënkuptonin se ajo nuk kishte qenë në gjendje të shiste ende aksionet e saj të Rosneft.
Në muajin shtator, kompania norvegjeze energjetike Equinor konfirmoi se kishte përfunduar plotësisht tërheqjen e saj nga Rusia, duke thënë se “nuk ka asete apo projekte të mbetura në Rusi”. Equinor njoftoi planet në muajin maj për t’u tërhequr nga katër sipërmarrjet e përbashkëta me firmën ruse të naftës Rosneft dhe për të lënë një fushë nafte, projektin Kharyaga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare