LAJMI I FUNDIT:

Gjetaj: Do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve

Gjetaj: Do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve

Familjarët e personave të zhdukur janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani pasi numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm 9 mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate.

“Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, tha Gjetaj në një konferencë për media.


Tutje, ai tha se nuk pajtohet as me pjesëmarrjen e institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit.

Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se kanë qenë bashkë me Gjetajn në Kizhevak dhe aty u kanë thënë se nuk kanë gjetur asgjë.

“Serbët, asnjë lokacion, prej Rudnicës e më poshtë, nuk e kanë përfunduar si duhet, por të gjitha i kanë lënë në gjysmë. Duhet të ndërpriten të gjitha bisedimet. Dhe këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët që janë këtu”, deklaroi Qerkini./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori