Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të sjellë tensione mes banorëve, dhe së fundmi, një përplasje ka ndodhur mes aktorit Laert Vasili dhe reperit Gjesti.

Gjithçka nisi në oborrin e shtëpisë, kur Gjesti dhe Jozi morën jastëkë dhe nisën të godisnin me shaka Valbonën dhe Laertin. Por ndërsa situata filloi si një lojë e zakonshme mes banorëve, Laerti nuk e mori mirë këtë veprim.


Në një moment, aktori humbi durimin, u ngrit me nervozizëm dhe nisi të ndjekë Gjestin nëpër oborr.

@danny_boy14

Visit TikTok to discover videos!

Reperi arriti t’i shpëtonte, por u vu re qartë se Laerti ishte mjaft i irrituar nga situata dhe shqetësimi që po i shkaktonte Gjesti duke e goditur vazhdimisht me jastëk.

"Boll pra, boll po të them, budalla", u dëgjua aktori duke i thënë konkurrentit nga Kosova në nervozizëm e sipër pas këtij momenti.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky tension do të ndikojë në dinamikën mes dy konkurrentëve në ditët në vijim. /Telegrafi/