Gjermanishtja, gjuha e Einsteinit dhe Nietzsches: A ia vlen ta mësoni dhe çfarë përfitime keni nga ajo

“Rindfleischetikettierungsueberwachungsaufgabenuebertragungsgesetz”!
Po, kjo është fjalë e vërtetë në gjuhën gjermane, ose të paktën ishte deri në vitin 2013. Në gjuhën gjermane, kjo fjalë me 63 shkronja i referohej një ligji për delegimin e monitorimit të etiketimit të mishit, transmeton Telegrafi.
Ndoshta ju kanë thënë se gjuha gjermane është shumë e vështirë për ta mësuar, ose ndoshta e keni menduar vetë kur e keni dëgjuar një person teksa flet gjermanisht. Ndoshta fjala 63-shkronjëshe e lartcekur jua konfirmon bindjet, por…
A është e vërtetë se gjermanishtja është e vështirë?
Epo, jo. Mendimi se gjermanishtja është gjuhë e vështirë për t’u mësuar është vetëm mit. Cilado gjuhë që e mësoni kërkon kohë dhe angazhim.
E njëjta aplikohet edhe me gjuhën gjermane. Mjafton të keni motivim dhe të punoni shumë drejt qëllimit tuaj – kaq mjafton.
Dhe nëse nuk dini nga t’ia filloni, më poshtë në këtë artikull i keni disa këshilla që ju ndihmojnë të mësoni gjermanisht shumë shpejt.
15 ARSYE SE PËRSE DUHET TA MËSONI GJUHËN GJERMANE
Ka shumë arsye se përse duhet ta mësoni gjermanishten – por më poshtë i kemi theksuar vetëm 15 prej tyre!
TË ARDHURAT
1. Gjermania është eksportuesi i dytë më i madh në botë.
2. Ekonomia e Gjermanisë renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë. Ekonomia e Gjermanisë mund të krahasohet me ekonominë e të gjitha shteteve të botës që flasin gjuhën spanjolle.
3. Gjermania është shtëpi e shumë korporatave ndërkombëtare.
4. Investimi direkt nga Gjermania në SHBA është mbi dhjetë miliardë dollarë.
ÇFARË DUHET TË DINI
1. Gjermania e ka numrin më të madh të folësve vendorë në Bashkimin Evropian
2. Gjermania është në mesin e dhjetë shteteve me gjuhën më të zakonshme në botë. Gjithashtu është edhe gjuhë e Evropës Lindore dhe Qendrore.
3. 22 çmime Nobel në Fizikë, 30 në Kimi, dhe 25 në Mjekësi i kanë shkuar shkencëtarëve nga tri shtete gjermanfolëse, ndërsa shumë laureatë nga shtete tjera kanë marrë trajnime në universitetet e Gjermanisë. 11 çmime Nobel në literaturë u janë dhënë shkrimtarëve gjermanfolës, ndërsa shtatë gjermanë dhe austriakë e kanë marrë çmimin e Paqes.
4. Gjermanët janë liderë botërorë në inxhinieri.
5. Gjermanishtja dhe anglishtja janë shumë të ngjashme. Shumë fjalë në gjermanishte tingëllojnë dhe/ose duken të njëjta me fjalët ekuivalente angleze, sepse dy gjuhët e kanë të njëjtin “gjysh”.
* Haus = house, Buch = book, Finger = finger, Hand = hand
* Name = name, Mutter = mother, schwimmen = swim
*Singen = to sing, kommen = to come, blau = blue, alt = old
*Windig = windy
6. Shtetet gjermanfolëse kanë prodhuar disa nga regjisorët më eminentë të shekullit 20’të – duke filluar nga Fritz Lang, Rainer Werner Fassbinder, Wim Wenders, e deri te Tom Tykwer dhe Fatih Akin. Edhe regjisorët gjermanë dhe austriakë si Lang, Billy Wilder dhe Ernst Lubitsch e kanë formësuar historinë e Hollywood-it, transmeton Telegrafi.

MENDONI
1. Shumica e puimeve më të rëndësishme të botës Perëndimore në fushat e filozofisë, literaturës, muzikës, artit e historisë, teologjisë, piskologjisë, kimisë, fizikës, inxhinierisë dhe fizikës shkruhen në gjermanisht dhe vazhdojnë të prodhohen në Gjermani.n
2. Gjermanishtja është gjuha e dytë më e zakonshme në botë që përdoret si gjuhë shkencore.
3. 18% e librave të botës publikohen në gjermanisht, dhe shumë pak prej tyre përkthehen në anglisht.
4. Gjermania është urëlidhëse e një edukimi më të lartë të klasit botëror.
5. Gjermanishtja ka qenë gjuha e Gëtes, Karl Marksit, Niçes, Kafkës, Brechtit e Grass-it. Mozarti, Bachi, Beethoveni, Schuberti, Brahmsi, Schumanni, Wagneri, Mahleri dhe Schoeenbergu kanë folur dhe shkruar gjermanisht, njësoj sikurse Frojdi, Weberi, Einsteini, Kanti, Hegeli dhe Heideggeri.

SA MERR KOHË MËSIMI I GJERMANISHTES
Mësimi i gjermanishtes mund të jetë pak i vështirë, e në veçanti nëse jeni vendas i një shteti i cili nuk i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Por, gjuha shqipe është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane, prandaj do ta keni më të lehtë.
Nuk ka ndonjë periudhë të caktuar kohore që ju garanton se do të keni sukses në mësimin e gjuhës gjermane, por më e rëndësishmja është konsistenca. Nuk do të zgjoheni një mëngjes dhe ta gjeni veten teksa flisni rrjedhshëm gjermanisht. Kjo ndodhë vetëm në filma.
Nëse ecni hap pas hapi, rezultatet do t’i shihni shumë shpejt.
Koha se sa merr mësimi i një gjuhe varet nga shumë faktorë, duke filluar nga përvoja juaj e mëhershme në mësimin e gjuhëve, konsistenca juaj, sa shumë përkushtoheni, sa të lartë e keni motivin, etj.
Por, nëse përkushtoheni në baza ditore për të paktën tre deri në gjashtë muaj, atëherë nuk do ta keni problem të bëni biseda ditore me një mik ose të futeni në një kafene dhe të mos e keni problem të porosisni çfarëdo që keni dëshirë.
Disa njerëz e kanë më të vështirë se tjerët, dhe u duhet më shumë kohë për ta arritur një nivel të caktuar, po kjo thjesht sepse nuk përkushtohen shumë.
Nëse dëshironi të flisni gjermanisht rrjedhshëm si një vendas, me siguri se do t’ju merr disa vite kohë, por me rëndësi është t’ia filloni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët