Gjermania ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë për pushime në Kosovë.
Ambasada e Kosovës në Gjermani, njofton se qytetarët që kthehen nga Kosova duhet të izolohen për 10 ditë si dhe para udhëtimit duhet të bëjnë regjistrimin elektronik, transmeton Telegrafi.
“Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit duhet të izoloheni për 10 ditë”, thuhet në njoftim.
Për më shumë, njoftimi i plotë:
Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm:
Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se:
Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë.
Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19.
Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike.
Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjekësore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.
Gjatë udhëtimit (kthyes) nga Kosova për në Gjermani vlen detyrimi për izolim 10-ditor.
Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit:
• RISI: duhet që para udhëtimit të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.
• Pas hyrjes në Gjermani të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj.
• Aty t’i nënshtroheni vetë-izolimit 10-ditor. Nga 8 nëntori 2020 e këndej izolimi parimisht nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani.
• Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.
*** Ju lutemi keni parasysh gjithashtu që gjatë hyrjes nga Gjermania në Kosovë, aktualisht duhet të dëshmoni se keni një test negativ PCR. Përndryshe mund t‘ju refuzohet hyrja. Informata më të hollësishme merrni nga autoritetet përgjegjëse kosovare.
Ju lutemi të keni parasysh vazhdimisht informatat e aktualizuara rreth situatës në Kosovë dhe kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë COVID-19″. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze