Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar edhe fitoren e radhës në grupe për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim kombëtaren e Irlandës së Veriut me rezultat 3-1.

Skuadra kombëtare e drejtuar nga Joachim Loew po vazhdon me rekord të qind për qind në kualifikimet në botëror në kuadër të C, duke e blinduar pozitën e parë me nëntë fitore radhazi.


germany

Është Irlanda e Veriut që është mposhtur kësaj radhe nga kombëtarja gjermane, e cila e përfundoj epilogun e fituesit qysh në pjesën e parë me dy gola të shënuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e dytë të takimit, kur mesfushori Sebastian Rudy shënoi një supergol nga distanca për 1-0 pas asistimin të Joshua Kimmich.

rudy 1

Gjermanët gjeten shpejt edhe golin e dytë në ndeshje, me sulmuesin Sandro Wegner, i cili shënoi gol të bukur për 2-0 pas asistimit të Thomas Muller dhe dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve me këtë rezultat.

wagner 1

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Panzerët vazhduan me dominimin dhe menaxhimin e ndeshjes, duke rrezikuar edhe disa herë, dhe gjetën edhe golin e tretë në minutën e 86-të me anë të Kimmich, i cili shënoi për 3-0, ndërsa Josh Magennis në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

kimmich

Pas kësaj fitore, Gjermania vazhdon të prijë grupin me të gjitha fitore, ku nga nëntë ndeshje ka 27 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut gjendet në pozitën me 19 pikë dhe këto dyja janë të kualifikuara nga Grupi C.

Ndeshja e fundit në grupe me 8 tetor, ku Gjermani e pret në shtëpi Azerbajxhanin, ndërsa Irlanda e Veriut udhëton drejt Norvegjisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/iMiaSanMia_vid/status/916013979956281344

https://twitter.com/iMiaSanMia_vid/status/916018705091452930

https://www.dailymotion.com/video/x63dg1k

telegrafi sport app