Qeveria Gjermane ka planifikuar si ndihmë zhvillimore për Kosovën për periudhën 2018-2019 një buxhet prej 46.1 milionë euro, prej të cilave 23.7 milionë janë në bashkëpunimin teknik dhe 22.4 milionë në bashkëpunimin financiar. Kjo bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Grupit Parlamentar të partisë Alternativa për Gjermani (AfD).
Tre rezultatet kryesore të këtij bashkëpunimi, sipas qeverisë Gjermane janë furnizimi me ujë të pastër dhe të vazhdueshëm 24-orësh në rajonin e Prishtinës; ngritja e Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë, synimi i së cilës është të parandalojë migrimin e parregullt dhe të ofrojë asistencë për kthyesit nga Gjermania; si edhe forcimi i institucioneve dhe organeve në Kosovë, si për shembull me ngritjen e një sistemi për menaxhimin e mbeturinave, thuhet në dokument.
Qeveria gjermane raporton se në vitet 2016-2017 janë mbyllur më shumë se 500 deponime ilegale mbeturinash, ndërsa të ardhurat nga tarifat e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave në vitin 2018 u rritën deri në 2 milionë euro në vit.
Gjermania i ka dhënë Kosovës nëpërmjet bankës shtetërore gjermane Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW) këto dhjetë vite kredi prej 76.93 milionë euro, prej të cilave Kosova i ka kthyer Gjermanisë deri tani 14.91 milionë euro, bëhet e ditur në të njëjtin dokument.
Synimi parësor i ndihmës gjermane për Kosovën është mbështetja e vendit në rrugën drejt BE-së. Shtyllat kryesore të këtij bashkëpunimi janë demokracia, shoqëria civile dhe administrata publike si edhe energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë. Strategjia e Ministrisë Federale Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim me Kosovën hyri në fuqi në dhjetor 2017 dhe është e vlefshme për gjashtë vjet.
Por ndihma gjermane për Kosovën nuk mjafton me kaq. Gjermania, sikurse e bën për shumë vende të tjera në zhvillim, merr përsipër edhe kostot e vendit t studimit për çdo studentë kosovar që studion në Gjermani. Mbi 1.7 milionë euro kanë qenë ato vetëm në vitin 2016. Por kjo shumë nuk paguhet nga Federata, por nga landet përkatëse që kanë edhe kompetencat mbi politikat e arsimit të lartë, thuhet nder te tjera ne dokument.
Alternativa për Gjermaninë zë vetëm 12.6 për qind të vendeve në Bundestag, por për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE.
Në muajin tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit, shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor. /DW/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri