Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore të thellë ndaj Norvegjisë, duke e mposhtur me rezultat 6-0.

Gjermania e udhëhequr nga Joachim Loew ka shënuar edhe fitoren e tetë nga po kaq ndeshje në Grupin C në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018, duke fituar ndaj Norvegjisë.


Pancerët shënuan katër gola në pjesën e parë, duke siguruar herët fitore, ku serinë e golave e hapi Mesut Ozil në minutën e 10 pas asistimit të Jonas Hector.

germany

Luhej minuta e 17 kur Julian Draxler u përkujdes për të shënuar për 2-0 pas asistimit të Ozil.

germany 2 Festë pati edhe tek goli i Draxlerit

Pas golit të Draxlerit radha i erdhi talentit të RB Leipzig, Timo Werner, i cili pas asistimeve të Thomas Mullerit në minutën e 21 për 3-0 dhe në minutën e 40 për 4-0 dhe dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

timo werner

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Gjermanisë, të cilët vetëm pas pesë minutave thelluan epërsinë në 5-0 me anë të Leon Goretzkas, i cili shënoi pas asistimit të Werner.

Goli i fundit dhe i rezultati përfundimtar 6-0 u shënua nga sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë, Mario Gomez, që me kokë shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5zgrdw

https://www.dailymotion.com/video/x5zgsva

https://www.dailymotion.com/video/x5zgsm4

https://www.dailymotion.com/video/x5zgz0d

telegrafi sport app