Gjermania ka arritur të shënojë fitore të thellë 8-0 ndaj Estonisë në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet e Euro 2020.

‘Panterat’ ka shënuar pesë që në pjesën e parë, duke i mbyllur llogaritë me këtë ndeshje.


Estonia ishte e pafuqishme përballë djemve të Joachim Low.

Marco Reus e hapi ndeshjen, ndërsa pas tij shënuan Serge Gnabry dhe  Leon Goretzka.

9cef5ac95efdac9cf3b3f936b081b4b8s

Ilkay Gundogan shënoi golin e katërt, ndërsa pjesën e parë e mbylli Reus.

Të gjitha golat e pjesës së parë u shënuan brenda 27 minutave.

Në pjesën e dytë ekipi shënoi edhe tri herë të tjera. Gnarby shënoi për 6-0 në minutën e 62-të.

fe919900fac12c7b79b0495addb6eae7s

Timo Werner shënoi për 7-0, ndërsa golin e gjeti edhe Leroy Sane.

Gjermania ka nëntë pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app